Tre persona u arrestuan pasi tentuan të fusnin fshehurazi një rraketëhedhëse brenda një baze ushtarake në SHBA.
Për disa orë baza ushtarake u izolua për shkak të incidentit.
Ende nuk bëhet e ditur motivet e të arrestuarve për të futur rraketëhedhësen.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur makina u fut në rrethimin e bazës ushtarake, njëri prej oficerëve deklaroi se ndjeu erën e marijuanës.
Gjatë kontrollit të bërë në automjet u gjet arma e paautorizuar.
Një skuadër e çaktivizimit të bombave e çmontoi rakethedhësen për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm. /Gazeta Sinjali/