image Tentuan ta ndalojnë imamin ta falte namazin e xhumasë, BIK në Podujevë kërkoi asistencën e Policisë

Siguri

Tentuan ta ndalojnë imamin ta falte namazin e xhumasë, BIK në Podujevë kërkoi asistencën e Policisë

news image

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka njoftuar se sot në xhaminë e fshatit Bellopojë disa persona tentuan të ndalojnë imamin për të kryer namazin e xhumasë.

Ata persona kanë paralajmëruar paraprakisht bashkësinë islame se do te ndalojnë imamin për të kryer xhumanë.

Pas këtij paralajmërimi, Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka kërkuar zyrtarisht asistencë nga stacioni policor në Podujevë.

“Këshilli i bashkësisë Islame në Podujevë, falenderon policinë e shtetit për bashkpunimin dhe parandalimin e situatave të pa këndshme, duke iu përgjigjur kërkesës së Bashkësisë Islame të Podujevës”, thuhet në një njofitm.

/GazetaSinjali/