image Tentuan ta kalojnë kufirin ilegalisht, ndalohen dy persona në Hani të Elezit

Siguri

Tentuan ta kalojnë kufirin ilegalisht, ndalohen dy persona në Hani të Elezit

news image

Policia e Kosovës ka ndalur dy persona të dyshuar shtetas të Maqedonisë Veriore në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, pasi të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin, njofton Gazeta Sinjali.

Ndërsa, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh.Paldenice, Hani Elezit, 25.11.2020-23:40. Raportohet se janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Maqedonisë pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit  rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/