image Tentuan të kontrabandonin 10 mijë kilogram miell në Kosovë, arrestohen tre persona në Serbi

Rajon

Siguri/ Tentuan të kontrabandonin 10 mijë kilogram miell në Kosovë, arrestohen tre persona në Serbi

news image

Janë arrestuar tre persona të cilët po tentonin të kontrabandonin 10 mijë kilogram miell nga Serbia për në Kosovë.

Aksioni është kryer në raojonin e Ribariqit, ndërkohë janë arresutar V.T 32 vjeç, P.T 33 vjeç nga Mitrovica, dhe S.H 41 vjeç.

Në kamionin e drejtuar nga V.T janë gjetur 100 thasë miell nga 25 kilogram ndërkohë në kamionin e drejtuar nga P.T dhe S.H janë gjetur 150 thasë nga 25 kilogram, shkruan Kurir.rs.

Sipas urdhërit të Prokurorisë Themleore të Novi Pazarit, sasia e miellit dhe kamionët janë sekuestruar ndërkohë të arrestuarve u ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orëve./GazetaSinjali/