Një shtetas serb është arrestuar mbrëmë në Zubin Potok, pasi ka tentuar të transportojë mallra nga Serbia në Kosovë.
Patrulla policore e Kosovës kishte ndalur kamionin e dyshuar dhe gjatë kontrollit janë gjetur mallra ushqimore të cilat po transportoheshin në mënyrë ilegale.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.
“Furgoni është dërguar në terminalin doganor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/