Dje në Malishevë një person është ankuar se një burrë ia ka vjedhur dokumentet personale ku ndër to ka qenë edhe pasaporta e Kosovës e pajiusur me vizë italiane si dhe letërnjoftimin.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali i dyshuari kishte tentuar që t`i përdorë këto dokumente që ta kalojë kufirin.
Por, plani i tij nuk kishte shkuar siç ai e kishte paramenduar, pasi kur ai kishte tentuar ta kalonte kufirin me ato dokumente, policia e kishin vërejtur dhe ia kishin konfiskuar. /Gazeta Sinjali/