Viktimat e dhunës në familje pothuajse në shumicën e rasteve janë gratë. Edhe kur ato vendosin të ndahen nga bashkëshortët dhunues, problemet nuk mbarojnë me kaq.
Një rast i sulmit të një gruaje nga ish-burri i saj ka ndodhur mbrëmë në fshatin Babush i Muhaxhirëve në Lipjan.
Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Policisë, personi i dyshuar ka tentuar që me dhunë ta fus në veturë ish-gruan e tij.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e ngjarjes.