image Tentojnë të ikin nga Turqia në Greqi, arrestohen 6 anëtarët e Organizatës së Gülenit

Rajon

Gylenistët/ Tentojnë të ikin nga Turqia në Greqi, arrestohen 6 anëtarët e Organizatës së Gülenit

news image

Gjashtë anëtarë të dyshuar të Organizatës terroriste Fetullah (FETO) u arrestuan në veriperëndim të Turqisë, teksa përpiqeshin të kalonin në Greqi, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit janë mbajtur nga rojet kufitare turke dhe forcat e xhandarmërisë provinciale pranë fshatit Uyuklutatar, në provincën Edirne në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë, në një zonë të ndaluar ushtarake.

Gjykata turke dënoi të martën, Hasan Huseyin Gunakan, anëtar i lartë i Organizatës Terroriste Fetullah Gülen – FETO me tetë vjet burgim.

Hasan Huseyin Gunakan u arrestua në Kosovë, në një operacion të kryer nga agjencitë e inteligjencës turke dhe kosovare. Gunakan u kthye në Turqi në mars të vitit 2018.

Ndryshe, FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA Fetullah Gulen organizuan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik 2016, i cili la 251 njerëz të vdekur dhe afro 2 mijë e 200 persona të plagosur.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO se po qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes depërtimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit./Gazeta Sinjali/