image Tentojnë të hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohen tre serbë

Siguri

Tentojnë të hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohen tre serbë

news image

Tre serbë janë arrestuar dje në Kamenicë pasi kanë tentuar që përmes rrugëve alternative të hyjnë në Republikën e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, policia e ka ndalur një veturë me targa të huaja dhe ka hasur në tre të dyshuarit të cilët kanë tentuar të hyjnë në Kosovë duke iu shmangur kontrolleve kufitare.

Gjithashtu është bërë e ditur se në lidhje me këtë rast është kontaktuar edhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të njëjtëve të iniciohet lënda e rastit dhe të procedohet në procedurë të rregullt.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast./Gazeta Sinjali/