image Tentoi t'i vidhte një palë rroba në një butik në Prishtinë, arrestohet një i huaj

Siguri

Tentoi t’i vidhte një palë rroba në një butik në Prishtinë, arrestohet një i huaj

news image

Një shtetas i Libanit është arrestuar pasditen e djeshme rreth orës 16:14 në një dyqan rrobash në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai kishte tentuar të merrte një palë rroba dhe të largohej pa paguar.

“Rr. Xhorxh Bush, Prishtinë, 03.11.2020-16:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi qe i njëjti ne një lokal ka vjedhur një palë rroba dhe ka tentuar te del pa paguar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/