image Tentoi t'i sulmonte familjarët dhe policët - arrestohet një person në Rahovec

Kosovë

Siguri/ Tentoi t’i sulmonte familjarët dhe policët – arrestohet një person në Rahovec

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Rahovec, pasi në gjendje të dehur ka rrezikuar familjarët dhe ka demoluar gjësende nëpër shtëpi.

Raportohet se i dyshuari ka tentuar që në vendin e ngjarjes t’i sulmojë edhe zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se në konsultim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/