image Tentoi ta korruptonte policin me 20 euro, arrestohet në kufi shtetasi i Shqipërisë

Kosovë

Tentoi ta korruptonte policin me 20 euro, arrestohet në kufi shtetasi i Shqipërisë

news image

Në orën 03:10 të mëngjesit të 25 korrikut në pikën kufitare Vërmicë, Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij u bë për shkak se i dyshuari kishte tentuar të korruptonte një zyrtar policor me 20 euro.

Policia njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/rom, shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/