image Tentoi të kontrabandonte mallra nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person - Sinjali

Tentoi të kontrabandonte mallra nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person

news image

Policia Kufitare në Veri dje në fshatin Ballaban të komunës së Zveqanit ka ndaluar një automjet me targa të shtetit të Serbisë të cilin e ngiste i dyshuari  D.B mbi dyshimin e bazuar se kishte kontrabanduar mallra nga territori i Serbisë në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia ka zbuluar se në këtë automjet ishin fshehur 770 pako me cigare, mbi 1 mijë palë gjinse si dhe 10 palë patike.  

Sipas policisë vlera e mallit të kontrabanduar i cili është konfiskuar është 13 mijë euro.  

Personi i cili është kapur duke kryer kontrabandë është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

 “Bazuar në informacionet e para, sipas zyrtarëve doganorë vlera minimale e mallit kalon afërsisht vlerën 13 mijë euro euro, përderisa sipas procedurave pritet të bëhet numërimi dhe verifikimi i detajuar, përfshirë edhe caktimin e vlerës së taksës dhe vlerës së mallit.  Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë janë iniciuar rastet ”Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare” dhe “Kontrabandim me mallra”, përderisa personi i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: