Një person është arrestuar në Istog për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari e ka sulmuar një person tjetër me thikë, duke i shkaktuar lëndime, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima është dërguar për trajtim me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë.
Kurse, i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes por thika ishte gjetur aty. Por, Policia kanë arritur ta gjejnë të dyshuarin i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaSinjali/