image Tentoi ta sulmojë rojën e pyllit, arrestohet një person në Istog

Siguri

Tentoi ta sulmojë rojën e pyllit, arrestohet një person në Istog

news image

Në fshatin Gusar të Istogut është arrestuar një person i cili dyshohet se ka tentuar ta sulmojë rojën e pyllit, pasi ky i fundit e kishte hasur në pyll duke prerë drunj.

Njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Njoftim i plotë pa ndërhyrje:

Fsh. Gusar, Istog 31.08.2020, 09:10.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte tentuar ta sulmoi viktimën mashkull kosovar roje pylli i cili të dyshuarin e kishte hasur në pyll duke prerë dru. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/