image Tentoi ta shkel me veturë një çiklistë, arrestohet një person në Lipjan

Kosovë

Policia/ Tentoi ta shkel me veturë një çiklistë, arrestohet një person në Lipjan

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan pasi me veturë ka tentuar ta godas një person tjetër i cili ka qenë në biçikletë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturë ka tentuar të godas viktimën mashkull kosovar, i cili ishte me biçikletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/