Dje në Rahovec policia ka arrestuar një person të dyshuar për tentim-dhunim të një të miture, raporton Gazeta Sinjali.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, nën dyshimin se i njëjti ka tentuar të dhunojë viktimën femër (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/