image Tentim vrasje në Mitrovicë/ Dy të dyshuar rrahin me shufra tre qytetarë dhe i gjuajnë me armë zjarri

Siguri

Tentim vrasje në Mitrovicë/ Dy të dyshuar rrahin me shufra tre qytetarë dhe i gjuajnë me armë zjarri

news image

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar me shufra metali dhe më pas kanë gjuajtur me armë zjarri tre persona tjerë sot pasdite në fshatin Bare në Mitrovicë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personat e lënduar kanë deklaruar se janë sulmuar me shufra metali nga disa persona, gjatë kohës që kanë qenë në veturën e parkuar.

Sipas burimeve, dy të dyshuarit më pas kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të viktimave.

Sinjali mëson se viktimat kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjeve me shufra metali dhe jo nga arma e zjarrit, me ç’rast janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur një fishek dhe një gëzhojë e kalibrit të vogël.

Sipas burimeve të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar rast ‘Vrasje në tentativë’

/GazetaSinjali/