image Tentim grabitje në një market në Pejë, lëndohen dy punëtorë

Siguri

Tentim grabitje në një market në Pejë, lëndohen dy punëtorë

news image

Një tentim grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:49 në një dyqan në afërsi të parkut Karagaç të Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka deklaruar se tre persona të dyshuari deri tani të panjohur kanë tentuar që të kryejnë një grabitje në një market.

Dyshohet se gjatë tentim grabitjes të dyshuarit kanë thyer derën e marketit, kanë bërë edhe dëme të tjera dhe i kanë sulmuar dy punëtorë të marketit.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë ikur në drejtim të parkut të qytetit dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri.

Ndërkaq, nga plagët e marra punëtorët e marketit kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se njësia relevante ka dalë në vendin e ngjarjes, derisa në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit dhe rasti është ende në hetime./GazetaSinjali/