image Tentim grabitje në Fushë Kosovë, arrestohen dy të rinj

Siguri

Tentim grabitje në Fushë Kosovë, arrestohen dy të rinj

news image

Dy persona me inicialet A.A. 18-vjeçar dhe U.A. 20-vjeçar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë tentuar të kryejnë grabitje nën kërcënimin e armës në një market në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen, Policia njërit nga të dyshuarit i ka gjetur dhe sekuestruar një revole e tipit TT.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Hetuesit e policorë po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

/GazetaSinjali/