image Tentim grabitje e armatosur në "Viva Fresh Store" në Fushë Kosovë

Siguri

Tentim grabitje e armatosur në “Viva Fresh Store” në Fushë Kosovë

news image

Sot në orët e mëngjesit është tentuar të kryhet një grabitje e armatosur në pikën e marketit “Viva Fresh Store” në rrugën “Dardania”, në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy personat që kanë tentuar të kryejnë grabitje janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda prokurorisë, rasti është raportuar në Polici nga sigurimi i marketit, i cili ka dëshmuar në Polici se personat që tentuan të hyjnë në market kanë qenë të maskuar dhe me armë.

Sipas informatave të para, personat e dyshuar ende nuk janë kapur, ndërkohë që me veturën të cilën janë larguar kanë qenë edhe persona të tjerë.

Lidhur me këtë rast Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/