image Tentim grabitja në Prizren, pronari i argjendarisë dërgohet për trajtim në QKUK

Siguri

Tentim grabitja në Prizren, pronari i argjendarisë dërgohet për trajtim në QKUK

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë për një tentim grabitje në Prizren, ku mbetën të plagosur dy persona, babë e bir, pronarë të një argjendarie.

Aktualisht gjendja e të plagosurve është stabile dhe ekipet mjekësore po vazhdojnë të përkujdesen për ta. Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, ka treguar për Sinjalin se njëri nga të plagosurit,  61 vjeçari, është operuar, mirëpo shkaku i një gjakderdhjeje ai është duke vazhduar trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.

Pacientët që janë pranuar mbrëmë, njëri 61 vjeç, me lëndime me armë zjarri në regjionin e barkut, në femurin e djathtë dhe në glutolsin e djathë, mbrëmë i është nënshtruar operimit kirurgjik. Sot pasi i është bërë pastrimi i plagës është konstatuar gjakderdhje nga pjesa glutoale dhe pas konsultit me kirurgun vaskular të Spitalit në Prizren, pacienti vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, tha Avdaj.

Ndërsa, i plagosuri tjetër, 28 vjeçari, sipas Avdajt, është i hospitalizuar në repartin e ortopedisë dhe po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

Tre të dyshuarit që plagosën personat e lartpërmendur dhe tentuan të grabisin dyqanin e tyre të argjendarisë, nuk janë identifikuar ende dhe gjenden në arrati. Mirëpo, Policia po vazhdon procedurat hetimore për zbardhjen e rastit.

/GazetaSinjali/