Federata e Futbollit e Kosovës sot po mbanë kuvendin zgjedhor, në të cilin do të zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni.
Ky kuvend tashmë ka nisur dhe po pritet me interes të madh, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, gjatë mbarëvajtjes së këtij kuvendi, ka ndodhur një keqkuptim mes disa delegatëve, të cilët kanë lëshuar sallën përkohësisht, për t’u kthyer sërish.
Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi, gjë të cilën e mohuan klubet pjesëmarrëse në ato nënshkrime duke deklaruar se janë duke kërkuar vetëm ndryshime në statusin e FFK-së.
Kuvendi po mbahet në një hotel të Prishtinës dhe ka filluar në orën 15:00./ Gazeta Sinjali/