image Tensionet Ukrainë - Rusi, aranzhohet telefonata e Bidenit me Putinin

Botë

Tensionet Ukrainë – Rusi, aranzhohet telefonata e Bidenit me Putinin

news image

Ish-kryediplomati suedez Carl Bild në një twitter ka shkruar se është aranzhuar telefonata në mes të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Telefonata erdhi si kërkesë e presidentit amerikan, si pasojë e tensioneve në kufi të Ukrainës ku Rusia ka vendosur mbi 100 mijë trupa të gatshme për pushtim.

Duket se SHBA-ja tashmë është e bindur se sulmi ndaj Ukrainës mund të ndodhë brenda pak ditëve, bazuar në informacionin që tashmë ekziston se Putin ia ka dhënë këtë urdhër Ushtrisë Ruse. Biden ka kërkuar të aranzhojë një telefonatë me Putin, e cila është vendosur për nesër në mbrëmje. Vendet kryesore aleate janë paralajmëruar”, ka shkruar Carl Bid.

/GazetaSinjali/