image Tensionet Rusi - Ukrainë/ Macron qëndron nesër në Moskë, të martën në Kiev

Botë

Tensionet Rusi – Ukrainë/ Macron qëndron nesër në Moskë, të martën në Kiev

news image

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nesër udhëton për në kryeqytetin rus, transmeton Sinjali.

Sipas mediave të huaja, Macron pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin dhe do të flasin për situatën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Macron ka folur me Putinin me telefon tri herë në 10 ditët e fundit dhe ka thënë se do të njihte shqetësimet ruse të sigurisë pa hequr dorë nga mbështetja për sovranitetin e Ukrainës.

Presidenti francez të martën do të takohet edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Kiev.

Macron ka thënë se qëllimi i tij është të parandalojë një operacion ushtarak rus që liderët e tjerë perëndimorë kanë paralajmëruar se është “afër”.

/GazetaSinjali/