Papa Françesku ka thënë se është i shqetësuar me tensionet që janë në Ukrainë. Sipas tij, kjo po kërcënon paqen në botë si dhe bëri thirrje për bisedime politike që kanë në theks “vëllazërinë njerëzore në vend të interesave partiake”.
“Unë po ndjek me shqetësim tensionet në rritje që janë kërcënim për të shkaktuar një goditje të re për paqen në Ukrainë dhe për të vënë në pikëpyetje sigurinë në Evropë”, tha Papa Françesku.
Françesku bëri thirrje për një ditë lutjeje për paqe të mërkurën.