Tensionet e fundit të shkaktuara qysh nga dita e 27 e majit, kanë bërë që NATO të sjell në Kosovë 700 trupa shtesë, për të shtuar sigurinë në Kosovë.
Përveç këtyre 700 trupave, Aleanca Veri-Atlantike ka vendosur në gatishmëri të lartë edhe një batalion tjetër rezervë nëse do të jetë e nevojshme.
Këtë e ka konfirmuar Admirali i NATO-s, Stuart B Munsch gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it në Kosovë.
Munsch ka zbarkuar sot në Kosovë dhe është takuar gjithashtu edhe me ambasadorët e QUINT-it për të diskutuar de-eskalimin dhe kthimin në normalitet.
“Diskutimet e tyre përfshinin dislokimin e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë në rast se nevojiten trupa shtesë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Their discussions included employment of the additional 700 troops from the reserve battalion called into Kosovo by NATO to normalise the situation and ensure security, as well as the potential employment of another reserve battalion that has been placed on high readiness…
— NATO JFC Naples (@JFC_Naples) May 31, 2023