image Tensionet në veri/ Kryeministri Kurti thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Politikë

Tensionet në veri/ Kryeministri Kurti thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur konferencë për media, pas sulmit në veri, ku pas mesnatës janë djegur me granata dore zyret e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan, shkruan Gazeta Sinjali.

Albin Kurti në këtë konferencë ka njoftuar se ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

“Unë kam ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës që do të mbahet në orët e mbrëmjes”, ka thënë ai

/GazetaSinjali/