image Rusia është 70 për qind e gatshme për të pushtuar Ukrainën

Evropë

Rusia është 70 për qind e gatshme për të pushtuar Ukrainën

news image

Rusia ka mbledhur rreth 70 për qind të kapacitetit ushtarak të nevojshëm për një pushtim të plotë të Ukrainës në javët e ardhshme, thonë zyrtarët amerikanë.

Toka pritet të ngrijë dhe ngurtësohet nga mesi i shkurtit, duke i mundësuar Moskës të sjellë më shumë pajisje të rënda, thanë zyrtarët anonim.

Rusia thuhet se ka më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, por mohon të planifikojë të sulmojë.

Zyrtarët amerikanë nuk dhanë prova për pretendimin e tyre, raporton BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Ata thanë se informacioni bazohej në vlerësimet e inteligjencës, por se nuk ishin në gjendje të jepnin detaje për shkak të ndjeshmërisë së tij, raportojnë mediat amerikane.

Zyrtarët thanë gjithashtu se nuk e dinin nëse presidenti rus Vladimir Putin planifikonte të pushtonte Ukrainën, duke shtuar se një zgjidhje diplomatike ishte ende e mundur./GazetaSinjali/