image Tensionet në kufi me Rusinë, amerikanët në Ukrainë për forcimin e mbrojtjes ajrore

Botë

Tensionet në kufi me Rusinë, amerikanët në Ukrainë për forcimin e mbrojtjes ajrore

news image

Në një kohë kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë dhe madje shumë ekspertë parashikojnë dhe një përplasje të mundshme ushtarake mes dy vendeve, një lëvizje tjetër mund të përshkallëzojë më tej situatën.

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë publikoi në orët e fundit një video të një delegacioni ushtarak amerikan, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të vendit.

Sipas deklaratës së kësaj ministrie, ekspertët amerikanë dhe ata ukrainas diskutuan rreth problemeve që ka sistemi i mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

Në video, shfaqen ushtarakët amerikanë ndërsa inspektojnë bazat ajrore, avionët luftarakë dhe ndjekin nga afër manovrat ushtarake.

Më herët gjatë ditës, Ukraina akuzoi Rusinë se ka vendosur ekipe shtesë tankesh dhe snajperë në vijën e parë të konfliktit në Ukrainën lindore, të gatshëm për të shkaktuar viktima mbi ushtarët ukrainas dhe për të provokuar përballjen e armatosur.

/GazetaSinjali/