image Tensione të reja në Veri, digjet një veturë me targa serbe

Politikë

Tensione të reja në Veri, digjet një veturë me targa serbe

news image

Është djegur një veturë me targa serbe në veri të vendit. Bëhet fjalë për një veturë të tipit “Volkswagen Sharan” që ka qenë e parkuar në rrugën “Ivo Lola Ribar” në afërsi të shtëpisë së pronarit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Policia ka marrë njoftimin për zjarrin rreth orës pesë të mëngjesit kur edhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht kishin arritur zjarrfikësit”, tha ai,

Elshani ka thënë se për momentin s’ka të dyshuar dhe s’dihet motivi.

“Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/