image Tensione në veri të Mitrovicës, para policëve serbët brohorasin "Kosova është Serbi" (VIDEO) - Sinjali

Tensione në veri të Mitrovicës, para policëve serbët brohorasin “Kosova është Serbi” (VIDEO)

news image

Situata në Jarinje ka filluar të tensionet gjatë mbrëmjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Banorët serbë të komunave veriore të cilët kanë nisur protestën paraditen e sotme, janë duke qëndruar ende në këtë pikë kufitare, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa.

Ata tani kanë ndezur fishekzjarre dhe në një video të publikuar nga “Jepi Zë” dëgjohen teksa brohorasin “Kosova është Serbi”.

Rrugët atje janë bllokuar nga serbët, të cilët u acaruan nga vendimi i Kosovës për reciprocitet në targa./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin