Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka lëshuar mbledhjen e komisionit për Integrime Evropiane ku zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ishte duke raportuar.
Deputetja Deliu ka thënë se Qeveria Kurti këta shtatë muaj ka politizuar institucionet me familjarë.
Teksa zëvendëskryeministri, Bislimi i ka replikuar Deliut duke i thënë se po e pranoni që institucionet kanë qenë të politizuara.
Pas kësaj replike, deputetja Deliu e ka lëshuar mbledhjen.
“Gjithmonë për qeveritë paraprake, asnjëherë për politizimin që jeni duke e bërë ju nëpër institucione”, ka thënë Deliu gjatë daljes nga salla./GazetaSinjali/