image Tensione në Çikatovë të Drenasit, banorët protestojnë kundër dhënies së pronave private “Ferronikelit”

Sociale

Tensione në Çikatovë të Drenasit, banorët protestojnë kundër dhënies së pronave private “Ferronikelit”

news image

Një përleshje fizike ka ndodhur në Çikatovë të Drenasit për shkak të kontesteve pronësore.

Sipas banorëve, rasti ka ndodhur në lagjen “Morina” ku drejtori i Ferronikelit ka filluar me kazmë të punojë në tokat e tyre.

Banori Valon Morina thotë se drejtori i Ferronikelit ka tentuar të uzurpojë pronat e tyre pa kurrfarë kompensimi.

“Ata po thonë se është pronë e tyre, derisa ne kemi dokumentet që pronat janë tona dhe i kanë pasur stërgjyshërit…Drejtori i ka sulmuar me kazmë qytetarët. Njëri prej tyre është marrë me ambulancë, derisa 10 qytetarë janë shoqëruar në polici”, tregon për RTV Dukagjinin Morina.

Ai thotë se lënda për këto prona është në gjykatë dhe sipas tij menaxhmenti do të ishte mirë të mos vijë këtu derisa të merret vendimi.

Banori thotë se pas përleshjeve kanë ndërhyrë policia speciale, derisa sipas tij në vendin e ngjarjes ende është një patrullë policore për të ruajtur qetësinë.

Policia e Kosovës, Komuna e Drenasit dhe nga kompania Ferronikeli ende nuk janë deklaruar rreth incidentit.

/GazetaSinjali/