image Tenori Lahaj uron Ramën: I dashtun mik i shtrenjtë, me këmbë të mbarë

Kosovë

Tenori Lahaj uron Ramën: I dashtun mik i shtrenjtë, me këmbë të mbarë

news image

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka uruar mikun e tij, Përparim Ramën, i cili mori udhëheqjen e kryeqytetit për katër vjetët e ardhshme.

Përveç që i ka uruar sukses, Lahaj i ka kërkuar Ramës që të mos ndryshojë tiparet e tij.

“I dashtun mik i shtrenjtë, përveç që të uroj shumë suksese ty dhe Prishtinës në rrugëtimin tuaj të ri, uroj përzemërsisht që të mos ndryshosh aspak nga ato tiparet e një njeriu të mrekullueshëm që të gjithë ne ti duam fort. Me këmbë të mbare mik”, ka shkruar Lahaj./Gazeta Sinjali/