Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka bërë të ditur se ka arritur në Prishtinë njëri nga tenorët më të famshëm në botë.
Araiza është gati të filloj punën me masterklasën e tij me disa nga talentët kosovar që kanë potencial të jashtëzakonshëm.
“Nuk e kisha menduar kurrë që lumturia përjetohet deri në këtë horizont! Në tokën ku para pak vitesh kishte humbur edhe shpresa për jetë, sot zbarkojnë yjet e artit operistik dhe çdo profili tjetër. Kjo dëshmon se ky vend është i bekuar!”, u shpreh Lahaj.