Adoleshenti 18-vjeçar, Carlos Alcaraz ka shkruar historinë duke u bërë kampioni më i ri që fiton turneun Miami Open që mbahet në Amerikë.
Spanjolli mposhti në finale norvegjezin Casper Ruud në dy sete, 7-5 6-4, për ta rrëmbyer titullin e tij të parë ‘masters’.
Alcaraz pra është bërë kampioni më i ri në historinë 37-vjeçare të këtij kompeticioni, gjersa është bërë kampioni i tretë më i ri që e fiton një titull ‘master’ në përgjithësi.
Spanjolli jashtëzakonisht i talentuar po shihet si një nga lojtarët më me perspektivë për të ardhmen e tenisit.