Obelisku “New Born”, shumë shpejt do të ketë një pamje të re, ashtu siç tashmë është bërë zakon.
Komuna e Prishtinës ka hapur tenderin në vlerë të 22 mijë e 245 euro për ndryshimin e dukjes së këtij obeliskut.
Nuk dihet si do të duket obelisku i “New Born” pas ndryshimeve që do t’i bëhen, e që pritet të shpenzohen mbi 22 mijë euro.
Vlen të kujtojmë faktin se tashmë është bërë zakon që thuajse për çdo përvjetor të pavarësisë, “Neë Born”, të merr pamje tjetër.