image Komuna e Lipjanit do të shpenzojë 22 mijë euro për ta dekoruar qytetin

Kosovë

Financa/ Komuna e Lipjanit do të shpenzojë 22 mijë euro për ta dekoruar qytetin

news image

Komuna e Lipjanit ka paraparë që të shpenzojë 22 mijë euro për ta dekoruar qytetin për festat e fundvitit.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se qyteti do të jetë i dekoruar që nga fillimi muajit dhjetor.

“Ky projekt është për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, kontrata për këtë projekt duhet te jetë gati nga fillimi i muajit dhjetor, dhe e kemi parë të arsyeshme që ta procedojmë këtë projekt me afat të shkurtuar për arsye te kohës apo edhe ndonjë ankese që do të mund të ketë pas vlerësimit”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP.