image Tendenca për të blerë me para të falsifikuara në Gjilan

Siguri

Tendenca për të blerë me para të falsifikuara në Gjilan

news image

Në rrugën “Malishevë” të Gjilanit dhe në lagjen “Arbëria”, ka pasur tendenca për të blerë me para të falsifikuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës bën të ditur se në rastin e parë, një person ka njoftuar se në marketin e tij, dy të dyshuar të panjohur kanë blerë cigare në vlerë prej 15 euro të cilat i kanë paguar me një monedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar.

Ndërkohë, në rastin tjetër, gjatë së shtunës, një person njoftoi se në marketin e tij, dy të dyshuar të panjohur kanë blerë gjëra ushqimore të cilat i kanë paguar me një monedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Edhe në këtë rast, monedha e dyshuar është konfiskuar. /Gazeta Sinjali/