Erik ten Hag ka hedhur poshtë një transferim të futbollistit të tij, Marcus Rashford në drejtim të PSG-së.
L’Equipe mbrëmë raportoi se PSG ka shënjestruar sulmuesin e Manchester United, në përpjekje për të rritur opsione sulmuese, pasi Mauro Icardi pritet të largohet këtë verë.
Megjithatë trajneri holandez ka hedhur poshtë këto spekulime, duke theksuar se ai do të qëndrojë në Manchester United.
“Rashford është vërtet i rëndësishëm, e keni parë që nga dita e parë – jam shumë i lumtur me të dhe definitivisht nuk dua ta humbas.
Rashford është në planet tona. Ai do të qëndrojë te Manchester United”, ka deklaruar Ten Hag.