Temperaturat e larta në ndërrimin e muajve, shpejt do t’i lënë vendin acarit të Arktikut.
Një valë e të ftohtit arktik pritet të godasë Europën Perëndimore në ditët e para të muajit tjetër, ndërsa pritet të zbresë drejt Europës Jugore dhe Mesdheut brenda 10-ditëshit të parë të shkurtit.
Kjo valë e acartë do të sjellë edhe stuhi të forta ere dhe dëborë intensive në zonat Qendrore të Europës, ku në Austri dhe Italinë Veriore priten mbi 1.5 metra lartësi dëbore.
Reshje të konsiderueshme do të ketë edhe Ballkani, madje dëbora shfaqet edhe në Spanjën Jugore dhe Afrikën e Veriut.