image Temperatura deri në -10 gradë celsius, 4 të vdekur në Angli

Evropë

Temperatura deri në -10 gradë celsius, 4 të vdekur në Angli

news image

Britania e Madhe është përfshirë nga temperatura të ulëta, të cilat kanë arritur deri në 10 gradë nën zero.

Akulli ka pushtuar vendin, ndërsa është urdhëruar mbyllja e shkollave. Daily Mail shkruan se të paktën 4 persona kanë ndërruar jetë në aksidente të shkaktuara si pasojë e akullit në rrugë.

Tri automjete u përplasën në East Kilbride, Skoci, duke lënë të vdekur një person, dy persona të tjerë vdiqën në Cornwall, ndërsa një person me biçikletë u përpla nga një makinë pasi humbi kontrollin si pasojë e akullit në rrugë. Ndërkohë, moti i ftohtë është shoqëruar edhe me ndërprerjen e energjisë në disa zonë.

Megjithatë, kjo situatë nuk pritet të kalojë shpejt, pasi meteorologët kanë parashikuar edhe reshje bore në ditët në vijim.

/GazetaSinjali/