image Televizioni Shtetror i Serbisë ia uron ditëlindjen presidentit Thaçi, serbët e quajnë skandal

Kosovë

Shkrim/ Televizioni Shtetror i Serbisë ia uron ditëlindjen presidentit Thaçi, serbët e quajnë skandal

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para dy ditëve (24 prill) ka festuar ditëlindjen dhe ka mbushur 52 vjet.

Televizioni Shtetror i Serbisë RTS kishte uruar ditëlindjen e presidentit, por më pas u sulmua nga mediat tjera serbe.

Në disa media atje e kanë quajtur këtë artikull skandaloz duke shkruar “ RTS uron ditëlindjen e Thacit, shkrim skandaloz i mediumit që funksionon me para të taksapaguesve serbë”.

“Në faqen e internetit të RTS për disa orë pati një njoftim në seksionin “Vremeplov”, i cili festonte ditëlindjen e Presidentit të shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi”.

Bordi redaktues i portalit RTS lëshoi ​​një falje të vakët, me arsyetimin se përmbajtja ishte ngarkuar automatikisht në portal dhe se “nuk kishte asnjë vërejtje për këtë seksion ndër vite, kështu që ky gabim nuk u vu re, deri sa reaguan lexuesit e portalit”, thuhet në mediat serbe.

Postimi në fjalë është fshirë dhe ju kujtojmë se ky nuk është një rast i vetëm nga pakujdesia që kufizohet me fyerjet ndaj shërbimit publik.