Televizoni serb N1 raporton se ushtria serbe që gjendej në afërsi të Jarinjes në Rudnicë, është tërhequr nga aty dhe është vendosur në Rashkë.
Ky medium raporton se as dje ushtria serbe nuk ka qenë e pranishme në afërsi të kufirit me Kosovën dhe sipas tyre ushtria është tërhequr në kazermën në Rashkë.
Këtë mëngjes, helikopteri i KFOR-it ka fluturuar mbi Jarinje, teksa Policia e Kosovës është ndërruar në ora 12:00.
Ndërkaq, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq./GazetaSinjali/