Telekomi i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është dëmtuar një fibër optike ndërkombëtare, përmes së cilës sigurohet shërbimi i internetit, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç thuhet në njoftim, mbrëmë duke filluar nga ora 21:30, konsumatorët e Telekomit mund të jenë përballur me ulje të cilësisë së shërbimeve të internetit.
“Vendi ku është shkaktuar dëmi është lokalizuar mbrëmë jashtë territorit të Kosovës dhe ekipet profesionale janë duke vazhduar me riparimin e demit”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/