image Telefonata anonime që pranoi sot policia e Gjakovës çoi në arrestimin e 6 personave

Siguri

Telefonata anonime që pranoi sot policia e Gjakovës çoi në arrestimin e 6 personave

news image

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali, raporton se sot në afërsi të sheshit në Gjakovë policia ka arrestuar disa persona, për shkak të dyshimit se kanë luajtur bixhoz.

Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj konfirmoi se përmes një telefonate anonime policia i ra në gjurmë lokalit ku po luhej bixhoz. Me ç’rast është arrestuar pronari i lokalit dhe pesë të dyshuar të tjerë.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar dy palë letra dhe gjësende tjera të cilat shërbejnë për lojën e bixhozit.

“Stacioni policor në Gjakovë, ka pranuar një informatë anonime përmes telefonit se një lokal po punonte brenda objektit (që është në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Pandemisë), gjithashtu informuesi ka njoftuar se në atë lokacion luhet edhe bixhoz. Patrullat policore kanë shkuar në atë lokacion ku kanë konfirmuar se kishte persona brenda, disa nga ta po pinin kurse disa të tjerë, tani të dyshuar po luanin bixhoz me letra, ku fituesi fitonte zhitonë, gjithashtu janë gjetur një sasi e zhitonëve. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet tjera relevante, si dhe prokurori i shtetit”, tha Xhurkaj për Gazetën Sinjali.

Tutje, ai njoftoi edhe për arrestimin e të dyshuarve.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit janë konfiskuar 2 palë letra, 128 zhitonë si dhe janë arrestuar pronari i lokalit dhe 5 të dyshuarit e tjerë të cilët po luanin bixhoz. Me urdhër të prokurorit të shtetit të gjithë të dyshuarit mbahen në ndalim policor. Rasti është nën hetime”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/