image Telefona në “Big Brother Vip?” Fragmenti që po bëhet viral

Bota e Yjeve

Telefona në “Big Brother Vip?” Fragmenti që po bëhet viral

news image

Big Brother VIP Albania u prit me padurim pas një sezoni të parë të suksesshëm dhe po ndiqet me mjaft kuriozitet nga shikuesit që prej nisjes së tij të shtunën e 24 dhjetorit.

Kështu çdo lëvizje e banorëve po ndiqet me vëmendje nga ndjekësit, të cilëve nuk iu shpëton asgjë. Së fundmi në faqen zyrtare të “Big Brother Vip” ka ndezur debat mes ndjekësve dhe ka ngritur pikëpyetje në lidhje me rregullat dhe vërtetësinë e programit.

Në rulotën ku qëndron aktorja Olta Gixhari, shfaqet papritur një aparat, në dukje karikues “Samsung”. Fragmenti është bërë viral edhe në TikTok.

Disa prej komentuesve thonë se i përket cigares elektronike që aktorja përdorë. Megjithatë pritet reagimi i produksionit për ta sqaruar.

/GazetaSinjali/