image Takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët

Politikë

Takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët

news image

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka publikuar foto nga takimi trilateral mes tij, Kurtit dhe Vuçiq.

Ai ka shkruar në Twitter se ka mirërpritur liderët e dy vendeve për një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd – Prishtinë.

Ndër të tjerash, Borrell ka shkruar se shpreson për një qasje konstruktive nga dy palët.

“Unë mirëprita Presidentin @predsednikrs dhe Kryeministrin @albinkurti në Bruksel për një takim të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë.

Në rendin e ditës: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët”, ka shkruar ai në Twitter para pak minutash.

/GazetaSinjali/