Gjatë protestës së zhvilluar sot në Ferizaj në lidhje me vrasjen e 18-vjeçares, një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Ferizaj shihet duke qarë.
Kjo protestë është përcjellur me shumë tensione ku ndër to është përdorur edhe vezë dhe ngjyrë e kuqe.
Në këtë protestë kërkohej drejtësi për këtë vrasje tragjike pasi që sipas protestuesve institucionet e sigurisë dhe të rendit kanë dështuar në punën e tyre.
Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar për këtë vrasje nga Policia e Kosovës. /GazetaSinjali/